Janë harxhuar me mijëra euro nga partitë politike, gjatë fushatës zgjedhore, edhe pse kanë mbetur edhe disa ditë, për t’i shpalosur platformat dhe premtimet, kanditatët garues për kryetar komune. Por, se ku janë furnizuar me mjete monetare, për fletët promocionale, “bilbordat”, spote, autobusë për lëvizje, prej një vendi në një vend tjetër, bina, zgjërime, etj, nga, anëtarësia e partisë politike, personat fizik, të cilët guxojnë të japin deri më 3.000 euro dhe personat juridik deri më 30.000 euro.
Vetëm Lëvizja BESA, ka arsyetuar grubllimin e mjeteve monetare prej 1.175.730 denarë apo 18 mijë euro, ku prej tyre të hyra nga donacionet ka 356.730 denarë apo 5 mijë euro, ndërsa nga anëtarësia 819.000 mijë denarë po 12 mijë euro. Ndërkaq për dhjetë ditë të fushatës, Lëvizja BESA, ka harxhuar 1.206.903 denarë, apo 18.567 euro, prej tyre 359.387 denarë apo 5529 euro nga donacionet, ndërsa 847.516 denarë apo 13 mijë euro nga anëtarësia. Nga personat fizik, Lëvizja BESA ka paraqitur edhe emrat e atyre që kanë dhënë donacione: Abdush Demiri me 500 euro, Besar Durmishi me 600 euro, Elmi Osmani me 600 euro, Metin Hoxha 600 euro, Nuredin Dehari me 1500 euro, dhe Jusuf Ilazi me 1500 euro, ndërsa nga bizneset “Gajret Llabunishta” me 850 euro. Këto të dhëna BESA, i ka paraqitur në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ku edhe kanë dorëzuar raportet financiare lidhur me harxhimet e tyre gjatë dhjetë ditëve të fushatës parazgjedhore, raporton Almakos.
Ndërsa, BDI, për këto dhjetë ditë të fushatës, ka zgjedhur të mos harxhojë shumë, por deri tani ka harxhuar mbi 135 mijë euro. BDI ka deklaruar të hyra 4 milionë denarë apo 61 mijë euro, ndërsa për fushatë deri më tani ka shpenzuar 8.798.112 denarë apo 135 mijë euro – të gjitha këto mjete të grumbulluara nga anëtarësia, ndërsa nuk ka deklaruar donacione nga jashtë në raportin financiar dërguar në KSHZ.
Partia Demokratike Shqiptare ka deklaruar të hyra vetëm nga donacione – edhe atë 184.250 denarë 2384 euro. Nga donacionet që përfshijë personat fizikë, vet kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka dhuruar 172 mijë denarë apo rreth 2600 euro, kandidati për kryetar të Tetovës, Bardhyl Dauti, ka dhënë rreth 1000 euro, shefi i Shtabit zgjedhor, Orhan Ibrahimi mbi 300 euro, ndërsa personi Fadil Alili 1000 euro. Por deri më tani, gjatë fushatës PDSH ka harxhuar vetëm 313 mijë denarë apo 4815 euro. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK-UNITETI), ka deklaruar të hyra prej 1 milion denar apo 15 mijë euro, ndërsa ka harxhuar gjatë fushatës 1.134.629.00 denarë apo 17 mijë euro. Nga subjektet maqedonase GROM ka deklaruar të hyra prej 1.275.000 denarë apo 19.615 euro, ndërsa për fushatë ka harxhuar 1.207.520 denarë apo 18.577 euro. Partia Demokratike e Turqve ka paraqitur harxhime prej 220 mijë denarëve apo afër 4 mijë eurove. Partia maqedonase “E majta” ka deklaruar mbi 80 mijë denarë apo mbi 1200 euro. VMRO, meqë raportin e ka dërguar me postë, të hyrat dhe harxhimet për fushatën parazgjedhore nuk janë publikuar akoma. Ndërsa partia më e madhe maqedonase – LSDM ka deklaruar të hyra prej 15.411.300 denarë, apo 237 mijë euro. Prej tyre, 2.411.300 apo 37 mijë euro nga donacionet dhe 13.000.000 apo 200 mijë euro nga anëtarësia. Ndërkaq, gjatë fushatës – LSDM ka deklaruar harxhime prej 2.598.256 denarë apo 39 mijë euro.
Raporti financiar që e dorëzojnë partitë politike në KSHZ, Entin për Revizion, Komisionin për Antikorrupsion dhe në Kuvendin e RM-së, patjetër duhet të përmbajë, të dhëna për donatorët, shumë, datë e marrjes së parave dhe shpenzimet.
Në ditën e 11 të fushatës, dorëzohet raporti i parë financiar, ndërkaq një ditë para mbarimit të fushatës duhet të dorëzohet edhe raporti i dytë.
Nëse dikush harxhon më pak, nuk duhet që t’i kthejë paratë, të njëjtat partitë duhet t’i donojnë për qëllime bamirësie.
Vitin e fundit me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, është zvogëluar shuma të cilën qytetarët dhe ndërmarrjet munden të japin si donacion për zgjedhjet, gjithashtu, është zvogëluar edhe shuma të cilën partitë guxojnë të harxhojnë për votues në njësi zgjedhore./Almakos.com