Raporti i DASH për Serbinë: Shqiptarët në Luginë subjekt i diskriminimit

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka publikuar raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2022.

Në raportin për Serbinë është theksuar diskriminimi i vazhdueshëm me të cilin shqiptarët përballen në Serbi. Është përmendur çështja e pasivizimit të adresave.

“Shqiptarët etnikë ishin subjekt i disikriminimit dhe papunësisë joproporcionale. Udhëheqësit e shqiptarëve në Serbi pretenduan se Qeveria në mënyrë disproporcionale shënjestron shqiptarët etnikë me anë të ‘pasivizimit të adresave’ duke reduktuar shifrën zyrtare të shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi.

Neni 18 i Ligjit për Banim të Qytetarëve në Serbi, lejon Ministrinë e Brendshme të heqë individët nga regjistri civil (nëpërmjet pasivizimit) nëse Ministria konstaton se ata nuk jetojnë në adresën e tyre të regjistruar.

Policia e bën këtë nëpërmjet vizitave spontane, ndonëse shpesh bëhet gjatë orëve të fundit dhe vetëm një vizitë mjafton për të vendosur për ‘pasivizim’ nëse personi nuk është në banesë. Sipas një raporti të vitit 2021 të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, tregon se zbatimi joformal i këtij ligji nga Qeveria që i synon përbën ‘spastrim etnik nëpërmjet metodave administrative”.

Në raport ceket edhe gjuha e urrejtjes dhe gjuha diskriminuese që vazhdojnë të përdoren kundër shqiptarëve nga media, personalitete publike, politikanë, sportdashës dhe përdorues të mediave sociale, si pasojë e moszbatimin të ligjeve në fuqi e duke vërë theksin në shefin e shërbimit të inteligjencës Aleksandër Vulin.

Përmes këtij raporti DASH i bashkohet thirrjes së Parlamentit Evropian për hetime të pavarura dhe të plota për pretendimet dhe që autoritetet serbe të ndalojnë të gjitha praktikat diskriminuese dhe shënjestrimin e shqiptarëve.

Raporti nënvizon se është koha që qeveria serbe të ndërmarrë veprime konkrete për të adresuar abuzimin me të të drejtat e njeriut të komunitetit shqiptar dhe për të promovuar barazinë për të gjithë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme