Në raportin më të ri të Freedom House vërehet zhgënjim i madh i qytetarëve ndaj institucioneve. Në konkluzionet e këtij raporti theksohet se Demokracia në Maqedoninë e Veriut po vendnumëron, ka polarizim të skajshëm dhe bllokadë në Kuvend, gjë që pamundëson miratimin e ligjeve.
Maqedonia e Veriut është ndër vendet e Ballkanit Perëndimor ku qytetarët ndjejnë dëshpërim nga elita politike vendore, e cila kundërshton reformat, pasi në këtë mënyrë dobësohet kontrolli i tyre ndaj fuqisë, vlerëson Freedom Huose, organizatë me seli në Uashington, e fokusuar në të drejtat e njeriut dhe promovimin e vlerave demokratike. Sa i përket integrimit në Bashkimit Evropian, në raport theksohet se qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë të dëshpëruar nga pritjet dekadëshe për anëtarësim në Union /alsat.mk