Raporti i Policisë për plagosjen e Azem Vllasit

Policia e Kosovës ka dërguar raportin zyrtar lidhur me plagosjen e avokatit Azem Vllasi mëngjesin e sotëm.


Në këtë plagosje të ndodhur sot në Prishtinë, në rrugën “Hajdar Dushi”, Vllasi mori plagë të lehta në kraharor.

Në këtë raport policor thuhet:

“Sot rreth orës 08:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima:

  1. V, mashkull, 68 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”.

E plotësuar 09:19

I plagosur mëngjesin e sotëm, avokati Azem Vllasi është jashtë rrezikut për jetë.


Kështu ka bërë të ditur zyra për media e QKUK-së të cilët poashtu bëjnë të ditur se avokati Vllasi menjëherë pas rastit ka marrë ndihmën mjekësore nga ana e mjekëve të Klinikës Emergjente.

Avokati Vllasi është dërguar për ekzaminim me Tomografi të kompjuterizuar (CT)  dhe pas ekzaminimeve pritet të ndërmerren masat e  nevojshme për trajtim të mëtejmë shëndetësorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasi Vllasi nuk ka pranuar të përfaqësojë ligjërisht një person që ka shkuar ta takojë atë.

E plotësuar: 09:00

Zëdhënësi i policisë së Kosovës Baki Kelani ka thënë se e gjithë ngjarja pas së cilës mbeti i plagosur avokati Azem Vllasi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën  07:50. Sipas tij, është një person I cili ka shtënë në viktimën, në këtë rast avokatin Vllasi.


Sipas Kelanit plagosja ka ndodhur në rrugën Hajdar Dushi Prishtinë. “Deri tani mund ta konfirmojë se në këtë rrugë ka ndodhur gjuajtje me armë. Një person ka mbetur I plagosur. I dyshuari se ka shtënë në viktimën është në kërkim”, ka thënë Kelani për Express.

Ish-lideri komunist, tash avokat në Prishtinë Azem Vllasi është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm afër shtëpisë së tij në Prishtinë. Ai ka marrë plagë në krahun e majtë.

Vllasi është dërguar në Emergjencë për shërim të metejm ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin.

08:48

Ish-lideri komunist, tash avokat në Prishtinë Azem Vllasi është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm afër shtëpisë së tij në Prishtinë. 


Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë treguar se viktima ka marrë plagë në kraharor nga persona të panjohur për momentin.

Vllasi është dërguar në Emergjencë për kurim të metejm ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin.

Polica vetëm ka konfirmuar se ka pasur të shtëna në rrugën “Hajdar Dushi”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme