“Raporti i tyre ka qenë punëdhënës-punëmarrës, s’kanë pasë probleme”, flet familjari i gruas së vrarë dje në Vushtrri

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku një grua u vra me armë zjarri nga ish-shefi i saj e më pas i njëjti bëri vetëvrasje.

E ndjera Nexhmie Haradini, u qëllua me armë zjarri nga Arsim Morina, 58 vjeçar, pronar i furrës “Diellza.

 Një familjar i të ndjerës është deklaruar edhe sot për media, duke bërë të ditur se gjendja e familjarëve nuk është e mirë.
Ai thekson se si familje janë duke e pritur raportin e obduksionit dhe më pas për të vazhduar me procedurat e varrimit.

‘‘Ne si familje jemi duke pritur raportin e obduksionit dhe pastaj për të vazhduar me procedurat e varrimit. Nuk kemi çka me shtuar sepse ajo çka e kam thënë dje ajo qëndron dhe faleminderit për angazhimin. Është gjendja emocionuese, nuk janë mirë’’, ka thënë ai.

Ai foli edhe për raportin mes dorasit dhe viktimës.

‘‘Raport punëdhënës punëmarrës, raporte të mira kanë pas, nuk kanë pas ndonjë problem’’, ka thënë ai.

Pos kësaj, ai ka deklaruar po ashtu se nuk kanë biseduar ende me familjen e dorasit.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme