Ylli dardan, Milot Rashica, ka thënë që ata duhet ta fitojnë ndeshjen e nesërme ndaj Islandës në Ligën e Kombeve.
“Do të jenë dy ndeshje të rëndësishme për ne dhe synojmë fitore për të provuar edhe në paraqitjen në Ligën B”, ka thënë Rashica.
“Ndeshjet ndaj Islandës do të jenë ndryshe nga ato që i kemi luajtur deri tash”.
“Ne duhet të fokusohemi te kualiteti ynë dhe te loja jonë. Kualifikimi është ëndrra e çdonjërit prej nesh. Secila ndeshje shërben për të mirën tonë”.
“Duhet ta fitojmë këtë ndeshje dhe të kalojmë në nivel më të lartë, pastaj kemi kohë të përgatitemi për kualifikimet e Botërorit”.