Rashiq: Është tragjike kur ndonjë prej nesh grindet

Fillimi i fushatës shënoi incident, por unë shpresoj se kjo nuk do të jetë praktikë në atë mënyrë që çdo natë, ose çdo ditë të  kemi incidente.

Kështu ka thënë për  RTV KIM Nenad Rashiq, kryetari i PDS Partisë Demokratike Progresive Serbe, duke iu referuar përplasjeve në mes të  SLS dhe Listës Serbe gjatë mbrëmjes së të martës në Graçanicë gjersa ishin duke u vendosur posterë, transmeton Klan Kosova.

Rashiq i bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor që të  përmbahen  nga çdo lloj forme e mosrespektimit të kundërshtarëve të tyre ose konfliktiet verbale dhe fizike.

“Serbët janë kaq pak dhe është tragjike kur ndonjë prej nesh grindet mbi çfarëdo baze”, ka thënë Rashiq.

Ai thekson se fushata do të udhëhiqet nga partia e tij dhe se do të bazohet kryesisht në kontakt të afërt me njerëzit, transmeton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme