Rashiq: Prishtina dhe Beogradi do ta marrin një mesazh nga Brukseli

Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq ka thënë se Beogradi dhe Prishtina gjatë bisedimeve të nesërme jo vetëm që do të harmonizojnë qëndrimet e tyre, por gjithashtu do të marrin një mesazh të rëndësishëm nga Brukseli.

 

Ky mesazh, sipas Rashiqit lidhet kryesisht me rritjen në mënyrë të panevojshme të tensioneve.

“Mendoj se jo vetëm që do të harmonizojnë qëndrimet e tyre por të dyja palët do të marrin një mesazh të rëndësishëm nga Brukseli se çdo situatë e konfliktit duhet të shmanget. Ajo që kemi pasur së fundmi me “incidentin e trenit” nuk duhet të ndodhë përsëri, sepse ajo e nxiti aq shumë frikë që ajo mund të shkojnë mbi atë kufi që askush s`do ta dëshironte.

Ai shtoi se është mirë që të dyja delegacionet po përfaqësohen në nivel më të lartë në bisedimet e nesërme në Bruksel ku do të marrin pjesë presidentë dhe kryeministra.

“Unë besoj se do të krijohet një mënyrë për komunikim të drejtpërdrejtë apo ” linjë të nxehtë ose të drejtpërdrejtë “në mes të Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë që vështirësitë dhe mosmarrëveshjet të zgjidhen në kontakt të drejtpërdrejtë”, ka thënë Rashiq për RTV Kim, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij, raundi i nesërm i dialogut po fiton vëmendje sepse në të do të jenë të pranishëm njerëzit më të rëndësishëm nga të dyja palët, gjë që sipas Rashiq, kontribuojnë që marrëveshjet për të cilat merren vesh , shpejt t`i sjellin në praktikë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme