Rashiq: Rezoluta për prishjen e murit, e rrezikshme

Deputeti  i Parlamentit të Kosovës, Nenad Rashiq beson se rezoluta për  prishjen e murit në pjesën veriore të Mitrovicës është e rrezikshme dhe mund të çojë në konflikt serioz me pasoja të paparashikueshme.

Rashiq beson se në qoftë se ka një përpjekje për të thyer këtë mur ajo mund të çojë në konflikt të rëndë.

Ai theksoi poashtu se se veprimi i Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit në veri të Mitrovicës e cila pa paraljmërim vendosi shiritat për ndërprerjen e punës në këtë mur ishte e pamatur.

“Ku ishin ata inspektorë kur shqiptarët ndërtuan objektin me dimensione të mëdha pranë kompleksit memorial në Gazimestan që ka minuar tërësisht ambientin e kompleksit të trashëgimisë”, ka thënë Rashiq, raporton RadioKim, përcjellë Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme