Rashiq thotë se s’ka serb që mund ta votojë Ushtrinë e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike Progresiste Serbe, Nenad Rashiq, u shpreh i bindur se aktualisht nuk ka ndonjë serb i cili do ta votonte Ushtrinë e Kosovës.

Gjatë një interviste në emisionin INFOBOX  të RTV Dukagjini , Rashiq theksoi se  serbët e Kosovës  po përballen me presion dhe kërcënime të mëdha nga ana e Beogradit.

“Kanë krijuar një tension të madh, ku ju dhe ne nuk guxojmë as të shprehemi se çfarë po dëshirojmë të bëjmë me të ardhmen. Kjo është e vërtetë e madhe, dhe në këtë aspekt mendoj që nuk ka ndonjë serb që kish mund ta votojë Ushtrinë e Kosovës”, tha Rashiq.

Ndër të tjera, Rashiq deklaroi se, sipas Beogradit asnjë subjekt tjetër politik, përveç Listës Serbe nuk i përfaqëson interesat e serbëve të Kosovës.

“Në deklaratën e fundit nëse nuk gaboj, thuhet se askush tjetër përveç Listës Serbe nuk i përfaqëson interesat serbe. Dhe krejt të tjerët janë lista shqiptare me përfaqësues serbë, që kjo është shumë absurde. Unë prej fillimit jam munduar që të paraqes një grup autokton të Kosovës”, tha ai.

Rashiq komentoi edhe kandidatët për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Sipas tij  Haradinaj nuk duhet që gjatë fushatës të shprehet për territore sepse në këtë mënyrë mund të ngris tensione mes shqiptarëve dhe serbëve.

Ndërsa për kandidatin tjetër  Avdullah Hotit, Rashiq mendon se ai është i papërvojë në politikë. Por, mendim tjetër ka për kandidatin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Kurti ka fuqi të madhe politike”, tha Rashiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme