Dy ditë para vendimit gjyqësor, ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski i dyshuar për shpërdorim me detyrën zyrtare në rastin “Softveri” doli para gazetarëve për t’i kujtuar sipas tij, vërejtjet që Gjykata e Strasburgut i ka evidentuar në ndjekjen penale kundër tij. Rashkovski në cilësinë e të dyshuarit të parë dhe Daniel Stançev i dyshuari i dytë drejtuan gishtin te Prokuroria Publike duke akuzuar atë se ka bërë presion ndaj trupit gjykues në dëm të të pandehurve. Rashkovski tha se gjykata ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut në fazën e parë kërkon nga organet e ndjekjes penale në vend të argumentojnë masën për paraburgim. Rashkovski dhe gjashtë persona të tjerë dyshohen për pastrim parash dhe shpërdorim me detyrën zyrtare në tenderin për softverin e trafikut me vlerë prej 180 mijë euro. Në maj të vitit 2021 Anti-korrupsioni kërkoi zgjerimin e akuzës kundër Rashkovskit mbi dyshimet për keqpërdorimin e prokurimeve publike në vlerë prej 300 mijë euro. /Alsat.mk