Rasti i Almir Aliut, seanca shtyhet për datën 6 shkurt

shtë anuluar seanca gjyqësore për rastin e katër vjeçarit Almir Aliu.

Gjykata Themelore në Kumanovë njoftoi palët se mungesa e njërit prej avokatëve mbrojtës për arsye shëndetësore, ka pamundësuar zhvillimin e seancës.

Alsat M ditë më parë duke u bazuar në qëndrimet e ndara të prokurorëve, paralajmëroi anulimin e mundshëm të seancës deri në tejkalimin e dallimeve mes prokurorëve për këtë rast që shkaktoi reagime të shumta.

Paralajmërimet për rikualifikimin e lëndës e kundërshtuan edhe familjarët e Almirit. Ata kërkojnë dënim maksimal për të dyshuarin Boban Iliç.

“Do t’i kisha pyetur prokurorët se si do të kishin vepruar nëse ky rast do t’i kishte ndodhur fëmijëve të tyre. Ne kërkojmë vetëm drejtësi dhe asgjë tjetër, pra veç drejtësi. Nëse bëhet ajo, nuk di, nuk kam koment”, u shpreh Sedat Aliu, prind i Almir Aliut.

Reagimet e opinionit dhe kërkesat e partive politike për mos rikualifikimin e veprës, nxitën edhe reagimin e kryeprokurorit Lubomir Joveski i cili përmes një shkrese kërkoi që politika t’i mbaj duart larg nga Prokuroria.

“Apeloj deri tek të gjitha partitë politike që të mos ushtrojnë presion dhe të mos përzihen në punën e Prokurorisë Publike, sikurse që po ndodh ditëve të fundit. Për këtë arsye kërkoj edhe për rastin që kohëve të fundit është aktual në opinion, të veprojnë në pajtim të deklarimeve të tyre. Ju bind se edhe për rastin tragjik, ku jetën e humbi katërvjeçari Almir Aliu, po veprohet në mënyrë profesionale dhe në bazë të ligjit”, thuhet në letrën e Joveskit.

Javën e kaluar, çështja e Almir Aliut u diskutua në kolegjin e Prokurorisë Republikane, sa kaq prokurorët u ndanë në baza etnike, ata shqiptarë të cilët ishin kundër rikualifikimit dhe ata maqedonas të cilët kërkonin që vepra të kategorizohet si “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”.

Burime të Alsat M shpjeguan se katër prokurorët shqiptarë u mbi-votuan nga kolegët e tyre maqedonas me 6 vota.

Pala e akuzës, përmes rikualifikimit të veprës si “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”, tenton të shfrytëzojë nenin 300, paragrafin 2, i lidhur me nenin 297 të Kodit Penal, i cili si dënim parashikon të paktën 4 vjet burg. Por, pala e dëmtuar mbetet në qëndrimin se autori i veprës duhet të dënohet për “vrasje me paramendim”, bazuar në nenin 123, paragrafi 2, pika 3 e cila si minimum parashikon dënim nga 10 vjet e sipër.

Ngjarja tragjike pati ndodhur pas një zënke banale para urgjencës së qytetit me familjarëve të viktimës dhe autorit, i cili sipas dëshmitarëve, duke u larguar me veturën e tij, e ka goditur qëllimisht për vdekje katërvjeçarin, Almir Aliu.

Seanca e radhës është caktuar për 6 shkurt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme