Rasti i parë i kafshimit nga gjarpri në Shkup

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) informon rregullisht për raportime për gjarpërinj në zonat e banuara, ndërsa autoritetet apelojnë që gjatë verës të jenë të kujdesshëm, për të mbrojtur qytetarët nga zvarranikët.

Urgjenca mjekësore në Shkup regjistroi rastin e parë të kafshimit nga gjarpri.

Mjeku Dragan Panov nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Shkup, në një deklaratë për AIM ka treguar se të martën është raportuar për një rast të kafshimit nga gjarpri. Bëhet fjalë për një burrë rreth të 50-ave i cili jetonte në Idrizovë.

“Me autoambulancë personi është transportuar për tretman në Klinikën Infektive në Shkup, ku është lënë për trajtim dhe vëzhgim të mëtutjeshëm”, tha Panov.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme