I akuzuari i tretë, Bore Videvski, për vrasjen e dyfishtë dhe rrëmbimin e të miturës Vanja Gjorçevska dhe banorit të Velesit, Pançe Zhezhovski, mohon përfshirjen. Në dëshminë e tij para gjykatës, Videvski tha se në ditët kritike kur Zhezovski u rrëmbye dhe u vra ai ka qenë në punë. Në pyetjen se nga ku dalin pamjet kur të gjithë të pandehurit mblidhen në shtëpinë e Velibor Manevit dhe për çfarë po diskutojnë, Videvski tha se kishin informacione të ndara nga lideri i atëhershëm i Desnës, Lupço Palevski, se emri i Kishës Ortodokse Maqedonase-Arqipeshkvia e Ohrit do të ndryshonte në Kishën e Maqedonisë së Veriut dhe për shkak të kësaj, ata kishin intensifikuar aktivitetet partiake. Pas Videvskit, personi i radhës që do të dëshmojë në gjykatë është i pandehuri Vlatko Keshishev.