Gazetar: Adrian Kerimi
Nga 1 marsi një pjesë e pronës së Televizionit Alsat ndodhet në shitje publike. Kjo për shkak të vendimit të Gjykatës së Apelit e cila më 28 prill hodhi poshtë ankesën e Kompanisë “Veve Grup” të fituar me vendim të Gjykatës Civile mbi kërkesë n e Ministrisë së Financave për shtije publike të pronës falë një hipoteke të trashëguar nga viti 1997 nga Kompania “Euro Produkt”, e cila kishte në pronësi katin e 9 në QT “Mavrovasja” deri në vitin 2006, shkruan Alsat.
Një hipotekë e tillë nuk ishte evidentuar në asnjë listë pronësore nga marrëveshja e shitblerjes deri në vitin 2013. Për këtë “Veve Grup” dhe Alsat posedojnë dëshmi gjyqësore dhe të Agjencisë së Kadastrës se ndaj pronës në fjalë nuk ka masë hipoteke. Në listën pronësore të vitit 2013, Kadastra evidenton hipotekën të cilën e kishte marrë nga librat publik. Kujtojmë se deri para ndryshimeve ligjore, me librat publik të hipotekave ka udhëhequr gjykata. Pikërisht në vitin 2013 Kadastra duke marrë për burim librat publik të trashëguara nga gjykata evidenton hipotekën si pasojë e mos pagesës së kredisë nga kompania “Euro Produkt” e zyrtarizuar me vendim gjyqësor në vitin 1997.
Por si ndodhi që Ministria e Financave të obligon Avokatin e Shtetit dhe përmbaruesin që përmes shitjes publike të rikthen dëmin buxhetor, pa marrë parasysh lëshimin institucional të gjykatës dhe kadastrës. Ministri i Financave, Fatmir Besimi me urdhrin e të cili është nisur procedura nuk kishte qëndrim adekuat.
“Ato janë çështje juridike dhe për momentin nuk mund të jap prononcime sepse janë vendime gjyqësore. Ajo që është me rëndësi është që drejtësia të jetë në vendin e duhur dhe gjithmonë ne si vend të jemi të interesuar që investitorët të jenë të sigurt”, tha Fatmir Besimi, Ministër i Financave
Agjencia e Kadastrës akuzon organet gjyqësore për mos procedim të librave publik, ndërsa Avokat i Shtetit akuzon Ministrinë e Financave për mosveprim ligjorë në verifikimin e të gjitha provave materiale para dhënies së urdhrit për shitje publike.
Eksponentë të pushtetit thonë se veprime të tilla të gjykatës dhe dikasterit të Financave rrezikojnë seriozisht klimën e investitorëve të brendshëm dhe të huaj vend . “Veve Grup” dhe Alsat kanë shprehu shqetësimin e tyre në adresë të dhjetëra përfaqësive diplomatike në vend, duke i kujtuar rrezikim e punës së televizionit të vetëm kombëtarë në gjuhën shqipe, shkelje e të drejtën hyjnore të pronësisë dhe duke potencuar gabimet, defektet dhe problemet e sistemit gjyqësor dhe institucioneve tjera ndërqeveritare. /Alsat.mk