Rasti “Mitmarrja”, dëshmon biznesmeni: Zaev më kërkoi 300 mijë euro

Biznesmeni Ivan Nikollov Saçevaliev, i cili e ka denoncuar Zoran Zaevin për mitmarrje konfirmoi se ish-kryetari i Strumicës i ka kërkuar 300 mijë euro ryshfet në mënyrë që të intervenojë për t’ia dhënë një tokë shtetërore prej 100 mijë meta katrorë.
Siç i tha gjykatës biznesmeni, Zaev kishte kërkuar 3 euro më shumë për metër katror të tokës dhe i kishte thënë se këto para janë për kishën, Zaevin dhe LSDM-në.

“Më thirri në kabinet. Më tha se mund ta blej tokën për 7 euro metër katrorin. Por, më tha se duhet të jap 3 euro plus për metër katror. 1 euro për të, një për partinë dhe një për kishën. I thashë se duhet të mendoj, sepse bëhet fjalë për shumë para. 300 mijë euro vetëm për juve ndërsa plus paratë për tokën. Më tregoi një grumbull vendimesh për firma të tjera. Më tha se të gjithë kanë mbaruar punë kështu. I thashë se do të mendoj se janë shumë para.

Mendova mirë dhe vendosa ta denoncoj rastin në polici, ndërsa ata më thanë të shkoj në prokurori. Atje e tregova rastin. Pastaj ata më pajisën me pajisjet të përgjimit dhe kështu e filmova ngjarjen. Ndërkohë, kryetari më thirri përsëri. E zbriti çmimin prej 3 euro shtesë në 2 euro. E hoqi ryshfetin për partinë. Kërkoi vetëm për vete dhe kishën. E pyeta se ku duhet t’i dërgoj paratë. Ndonjë llogari bankare ose diçka. Më tha dërgoi tek vëllai im Viceto”, tha Saçevaliev.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme