Rasti “Monstra”, kërkohet ndërrimi i gjykatësve

Tërheqje të kryetares së Këshillit Gjykues, Cvetanka Periq dhe gjykatësit Safet Kadrii nga trupi gjykues për rastin “Monstra” në Supreme, kërkuan sot avokatët e të dënuarve në këtë lëndë për shkak të ekzistimit të konfliktit të mundshëm të interesit, meqë këta dy gjykatës më herët kishin vendosur për një lëndë e cila është pjesë përbërëse e rastit “Monstra”. Lënda aktualisht ndodhet në Supreme pasi Apeli në shtator të vitit të kaluar hodhi poshtë ankesat e të akuzuarve dhe miratoi vendimin e shkallës së parë, sipas të cilit për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës u shpallën fajtorë 5 persona, edhe atë Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq të cilët ndodhen në arrati në Kosovë si dhe Fejzi Aziri dhe Haki Aziri.

“Kërkuam ne si palë mbrojtëse që dy nga anëtarët e këshillit gjykues që të mos jenë pjesëmarrës të këtij trupi gjyqësor pasi kanë qenë të përfshirë në stadiumet e më hershme për vendosjen e këtij rastit dhe sipas ligjit për procedurë penale kjo nuk është e lejuar. Besoj që gjykata supreme nuk do të shkojë kundër vetvetes, pasi vendimi i gjykatës supreme ishte që nuk janë këto fajtorë, nuk ka asnjë dëshmi që ata mund të jenë të përfshirë në këtë krim morbid por dhe potenconte në vendim gjykata supreme që prokurorisë i mungojnë prova shtesë të cilat duhet t’i sigurojë”, deklaroi Naser Raufi, avokat. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme