Serbia nuk ka reaguar si Evropa për vdekjen e Aleksei Navalnit, kundërshtarit të presidentit rus Vladimir Putin. Kjo ka bërë që Beogradi të dëmtojë edhe më shumë veten në kontekst diplomatik në raport me Perëndimin.
Ledion Krisafi, Studiues i lartë, pranë Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare thotë se mos reagimi i Serbisë, e bën atë të shihet si “Kali i Trojës” i Rusisë në Ballkan dhe Evropë. Nga ana tjetër e gjithë propaganda pro ruse në Maqedoninë e Veriut vjen nga Serbia thotë gazetari Dragan Mishev kurse opinionisti Nenad Jovanoviq thotë se në Maqedoninë e Veriut, Rusia përjetohet e afërt në një kuptim pan-sllav, por qytetarët janë pro BE dhe pro NATO.
Këto deklarata u bënë në kuadër të emisionit “Programi 200” (që transmetohet sot në ora 18:00). Rasti Navalni ndau edhe më shumë Perëndimin me Rusinë por evidentoi gjithashtu edhe orientimet gjeo-politike të vendeve në rajon, ku Beogradi mbeti besnik ndaj Moskës.