Rasti “Pronto” ka pak gjasa të futet në veprat që ndërlidhen me korrupsionin

Kryekprokurori Reshat Millaku, ka thënës sot se rasti ‘Pronto ‘ ka pak gjasa të hyjë në kapitullin e veprave që lidhen me korrupsionin që është kusht për liberalizim te vizave, raporton Koha Ditore.

Kjo, për shkakun se, siç tha ai, për hyrje në regjistrin e korrupsionit janë disa kushte.

“Së pari, për korrupsion, duhet të ketë dëme materiale ose mundësi konfiskimi të pasurisë . Në këtë rast nuk ka elementë të tillë . Por këtë do ta vlerësojë Komisioni”, tha Millaku.

Prokuroria Speciale e Kosovës, sot ka ngritur aktakuzë në rastin e quajtur “Pronto”.

Në këtë çështje penale janë të akuzuar njëmbëdhjetë persona me funksione të larta zyrtare: ish deputeti Adem Grabovci., ministri aktual Besim Beqaj, deputeti aktual Zenun Pajaziti, dy ish Sekretar të përgjithshëm  lhami Gashi dhe Xhavit Dakaj,  ish zëvendësministër Fatmir Shurdhaj,  këshilltari politik në MPB S.G., ish drejtori i Bordit të ndërmarrjes publike “Radoniqi-Dukagjini” në Gjakovë I.N., ish drejtori i Bordit të ndërmarrjes publike Hidro-Drini” në Pejë R.A., ish kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit Njazi Kryeziu dhe ish shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë Arbenita Pajaziti.

Të akuzuarit akuzohen për kryerjen e veprës penale shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje, prej të cilave disa prej veprave kanë mbetur në tentativë.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete për dhënien e privilegjeve dhe përparësive kundërligjshme personave të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme, siç janë: drejtor për Ndërmarrjet publike qendrore, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Kryeshef i Agjencisë për produkte medicinale dhe Koordinator i Qendrës së Regjistrimit Civil në Komunën e Klinës, duke mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e kandidatëve të tjerë, të garantuara me ligj.

Në aktakuzë është trajtuar çështja penale e punësimeve dhe ndarjes së posteve, të bazuara në përkatësinë partiake dhe raporte personale, për të cilin problem për një kohë të gjatë alarmojnë qytetarët e Kosovës, Agjencitë për zbatimin e ligjit si dhe mediat dhe shoqëria civile.

Për ndryshe, ky rast ishte publikuar nga mediat publike, duke zbuluar veprimet dhe metodat e punësimit brenda grupeve të ngushta interesi, në bazë të së cilës është nisur hetimi i prokurorisë, i cili rezultoi me ngritjen e aktakuzës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme