Një 13-vjeçare ka mbetur shtatzënë me beben e një djali vetëm 10 vjeç. Rasti ka tronditur jo vetëm Rusinë. Mësohet se vajza është në javën e shtatë të shtatzënisë.
Familjet e të dy adoleshentëve thonë se do e mbajnë beben dhe janë të lumtur për këtë.
Babai është në klasë të katërt.
Por ka shqetësime sepse nëna e vajzës shtatzënë vuan nga një kancer i pashërueshëm dhe nuk dihet se kush do kujdeset për beben.
Megjithatë, autoritetet kanë nisur hetimet për shkak se kanë dyshime nëse djali është babai i vërtetë.
Ka pasur raportime se vajza ka pasur partnerë të tjerë.