Rasti “Souftuerët”, Dragi Rashkovski dënohet me 8 vjet heqje lirie

Gazetar: Adrian Kerimi

32 vite burg për shtatë të akuzuarit në rastin “Souftuerët” në të cilin i akuzuari i parë është ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski. Veçmas Rashkovskit i cili u dënua me 8 vjet burg, të akuzuarit e tjerë u dënuan me masën efektive nga 3 deri në 5 vjet mbi akuzat për shpërdorimin me detyrën zyrtare, pastrim parash dhe falsifikim të dokumenteve. Përveç dënimit, Rashkovski dhe bashkëpunëtorët e tij do të duhet të kompensojnë dënimin e shkaktuar ndaj buxhetit të shtetit në vlerë prej 6.4 milion denarësh.

Akuza bazohet në katër tenderët e Rashkovskit gjatë kohës kur ishte sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, prokurimi për sistemin e identifikimit biometrik, souftueri për përcaktimin e shpejtësisë mesatare të veturave në komunikacion dhe shqiptimin e gjobave, kamerat për identifikimin e targave të veturave dhe kabinat e metalit për nevojat e sistemit për identifikim biometrik. Përveç prokurimit publik, në akuzën e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është përfshirë edhe pagesa e honorarëve. Organi akuzës përveç masës efektive, kërkoi nga Gjykata Penale që Rashkovskit t’i merret edhe e drejta për të ligjëruar si profesor universitar. Përveç Rashkovskit, nën akuzë për shpërdorim me detyrën zyrtare është edhe pasardhësi i tij Muhamed Zeqiri i cili aktualisht ndodhet nën masa kujdesi, ndërsa gjykimi ndaj tij është drejt fundit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme