Reagime në Bullgari pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Këshilli këshillëdhënës i Sigurisë Kombëtare (KKSK) për Republikën e Maqedonisë së Veriut i thirrur sot nga Rumen Radev është i pakuptimtë dhe është një fushatë e Presidentit, kështu komentojnë për “Trud” analistët bullgarë dhe vëzhguesit e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Sipas tyre, nuk ka ndryshim të situatës dhe ky takim është i panevojshëm. Ata përkujtuan se Radev e ka thirrur Këshillin për temën e njëjtë në vitin 2019, me çrrastë është miratuar mendim, ka qëndrim kornizë dhe ka një deklaratë të Kuvendit Popullor nga 10 tetori i vitit 2021.

“Unë nuk shoh asgjë të ndryshuar që nga viti 2019, kur më 10 tetor, Asambleja Kombëtare miratoi një deklaratë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo temë është një nga gjërat e pakta për të cilat vendi ka arritur një marrëveshje kombëtare”, tha për Trud Ekaterina Zaharieva, ish ministre e jashtme dhe deputete aktuale e GERB-SDS.

“Nuk e kuptoj pse mblidhet KKSK, sepse në Bullgari ka një konsensus kombëtar për temën RMV dhe askush nuk e ka për qëllim ta prish këtë konsensus dhe për të propozuar një të ri”, tha deputeti i GERB-SDS, Daniel Mitov.

Ai gjithashtu komentoi se vizita e kryeministrit Kiril Petkov në RMV më 18 janar është një gjest që lë vend për të menduar se ai synon të ndryshojë qëndrimin bullgar.

Nënkryetari i GERB-it dhe ish zëvendëskryeministër, Tomislav Donçev, komentoi se vizita e parë politike e jashtme e kryeministrit në Maqedoni është gabim.

VMRO-ja e bullgare bën thirrje për tubim paqësor në ditën e takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare përpara ndërtesës së presidencës, duke paralajmëruar se nëse autoritetet bullgare i kthejnë shpinën interesave kombëtare për marrëdhëniet e biznesit me Shkupin, partia do të nisë një referendum kombëtar, lidhur me çështjen.

“Ne nuk do të lejojmë që të drejtat e bullgarëve në Maqedoni dhe historia jonë të bëhen material tregu për interesat e pista politike të dikujt. Ne përsëri u bëjmë thirrje të gjitha partive në parlament që të mos devijojnë nga kushtet e vendosura tashmë: të garantojnë të drejtat e bullgarëve në anën tjetër të kufirit, të ndalojnë represionin dhe ngacmimet ndaj tyre”, thonë nga VMRO.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme