Reagimi i Adelina Ismailit ndaj Milaim Zekës

E fundit per ty Milaim dhe Milaimat tjerë…Nuk jeni kaq të “sertë” kur po takohemi, po nejse. Akuzat që mi keni bërë që nga fëmijëria mua vetëm më kanë forcuar. Deri sa jam bërë imune dhe nuk më bëni më asnjë përshtypje. Keni fat që kurr nuk iu kam marr seriozisht, as une dhe as ky popull. Kur edhe Adem Jasharin e keni akuzuar, çka të them une?! Sa i përket ushtrisë: Po, do të bëhet! Dhe do të bëhet pikërisht nga LDK. Siq ju kam thënë me këngë prej vitit 1995. Të pëlqeu ty dhe tjerëve si ti, apo jo. Nese ndonjëherë kam pas mbrojtje, e kam pas vetëm nga Ibrahim Rugova dhe këta fansa të mi. Ai Rugova të cilit as nuk ju keni afru as nuk do të arrini me iu afru deri te këmba. Dhe sa të jem gjallë do t’ia këndoj këngën, për të cilën personalisht më është falenderuar. Sikur ky popull, që kurr nuk harruan cila është kënga e parë për ushtrinë…
Ti e din që kurr nuk do të reagoja. Por ti nënën e vdekur ma ofendove. Pa i bërë ende nje vit që e kam varros, pa më dhënë rast ti falenderoj ata që më ngushëlluan… Kam me t’rreh bre shpulla gojës me dy duart e mia ne momentin që takohem me ty! Mandej kthjellesh kush jam,se si duket tu kanë ngatërruar ty. Edhe e fiton një storie ekskluzive për Adelinën, me fitu pare e like. A bon me chill tash? A.I.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme