Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas arrestimit të tre aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj – Bujupi.
Ahmeti ka thënë se ky arrestim si dhe dënimet e aktivisteve të këtij subjekti po bëhen për të testuar mllefin e qytetarëve shkruan sovrani.info.
“Dënimet para zgjedhjeve, tentimet për manipulime te zgjedhjeve, arrestimet sot të Albinit, Donikës e Albulenës janë për të testuar mllefin e qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti, derisa ka thënë se “Zullumi kputet prej s’trashi!”.