Presidenca reagoi menjëherë pasi ambasada amerikane në Tiranë kërkoi që situata në Gjykatën Kushtetuese të zgjidhet me një opinion të Komisioni të Venecias.
Zëdhënësi Tedi Blushi tha se ‘tymi i Venecias’ është turpi më i fundit i një grupi të strukturuar diplomatik në Tiranë.
Reagimi;
Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.
Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik.
Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!