Reagon edhe Jakup Krasniqi për koalicionin PDK-AAK-NISMA

Jakup Krasniqi nga NISMA për Kosovë pas nënshkrimit të koalicionit ndërmjet PDK-së, AAK-së e NISMA-s, ka thënë se këtij të fundit i ndihmoi koalicioni i arritur pasdite nga LDK dhe AKR.

 

“Nuk kam koment! Veçse koalicioni i pasdites e ndihmoj koalicionin e fundit”, ka thënë Krasniqi.

 

Zyrtarisht në zgjedhjet e 11 qershorit, në një koalicion të madh do të garojnë PDK-AAK-Nisma, me Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër. Këtë koalicion, në AAK e quajtën të zorit, derisa në Nisma thanë se ky bashkim forcash erdhi pas një koalicioni të inatit që nënshkruan LDK-ja dhe AKR-ja, që kishin për qëllim fitoren me çdo kusht, pa asnjë parim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme