Real refuzoi ofertën e çmendur të Liverpool-it

Fede Valverde mund të ishte shitja e dytë më e shtrenjtë në historinë e klubit ‘los blancos’, duke u tejkaluar nga blerja e Ronaldos nga Juventusi, që pagoi 117 milionë për portugezin

Pas valës së dëmtimeve që ka prekur Liverpoolin, mësohet se klubi anglez, afër mbylljes së merkatos, është përpjekur të nënshkruajë me Fede Valverde që aktivizohet me Real Madrid.

Sipas AS, “The Reds’ kanë paraqitur një ofertë prej 100 milionë eurosh për blerjen e mesfushorit, por kolosi spanjol nuk pranoi të hiqte dorë nga uruguajani, sepse e konsideron atë një lojtar “të pazëvendësueshëm”. Përveç faktit se do të ishte e pamundur të gjente një alternative për të plotësuar boshllëkun në kohën e duhur..

Fede Valverde mund të ishte shitja e dytë më e shtrenjtë në historinë e klubit, duke u tejkaluar vetëm me 117 milionë eurot, që Juventus pagoi për Ronaldon në vitin 2018. Mesfushori 24-vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2027 dhe një klauzolë lirimi prej 1 miliard euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme