Realizohet për herë të parë operimi i aortës në QKUK (Foto)

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është bërë për herë të parë operimi i aortës.

Një paciente 68-vjeçare, nga Prishtina, është operuar me sukses në Klinikën e Kardiokirurgjisë të QKUK’së.

Pacientja ishte paraqitur në gjendje të rëndë në Emergjencën e QKUK’së, ku i ishte realizuar diagonostikimi urgjent.

I ishte konstatuar një nga gjendjet më vdekjeprurëse në urgjencat e sistemit kardiovaskular – diseksion i aortës (çarje e murit të aortës).

Bëhet fjalë për një gjendje që shkakton vdekjen në 90 për qind të rasteve pa operim, kurse vdekshmëria me operim është deri në 75 për qind.

Pacientja është hospitalizuar për një kohë në Klinikën e Kardiologjisë, prej nga është transferuar në Kardiokirurgji.

Operacionin e kanë udhëhequr Dr. Adem Grbolar, me ekipin kujdestar, të përbërë nga Dr. Arbër Kutllovci dhe Dr. Shkëlzen Muriqi.

Pacientja tani mësohet të jetë në gjendje plotësisht stabile.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme