Rebelime në BDI, kërkohen dorëheqje, në lidhje me homoseksualët

Në BDI kanë shpërthyer pakënaqësi të mëdha pasi që njëri nga deputetët e kësaj partie theksoi se duhet të miratohet sa më shpejt ligji për komunitetin “LGBT-homoseksualët”, informon INA.

Një reagim i tillë është bërë nga dega e BDI-së në Studeniçan, e cila ka kërkuar dorëheqjen e deputetit të tyre Branko Manojlovski, i cili u shpreh pro një ligji për të drejtat e LGBT dhe martesave të gjinisë së njejtë.

“Në emrin tim personal dhe ne emer te aktivit politik te Bashkimit Demokratik per Integrim dega Studeniçan, distancohem/i nga qëndrimet dhe deklaratat personale te deputetit Branko Majnallovski në lidhje me te drejtat e LGBT-së dhe martesave te gjinisë se njëjtë.Kërkojmë nga grupi parlamentare i BDI dhe nga Kryesia Qendrore që të kërkojnë dorëheqjen e deputetit ne fjale.”, theksoi kryetari i degës së BDI-së nga Studeniçani. (INA)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme