Ja si të përgatisni panetone vetë në shtëpi:
Përbërësit:
panetone1 kg fruta të thata të përziera si rrush, qershi, portokall, kumbull, kajsi, mollë etj.
1 gotë lëng portokalli
1 gotë lëng limoni
150 ml konjak ose rum
250 gr gjalp i shkrirë
200 gr sheqer ngjyrë kafe (ose të bardhë)
175 gr miell
100 gr bajame të prera në feta të holla
½ lugë pluhur pjekje
1 lugë kanellë
1 majë luge karafil pluhur
4 vezë të mëdha
1 lugë ekstrakt vanilje
Në një tigan me zjarr të ngadaltë hidhni konjakun ose rumin, gjalpin, frutat e thata dhe sheqerin, lërini të ziejnë për 5 minuta. Më pas hidheni masën e krijuar në një tas të madh dhe lëreni të ftohet në temperaturën e ambientit për 30 minuta.
Pasi masa të jetë ftohur hidhni me ngadalë miellin, pluhurin e pjekjes, lëngun e limonit, lëngun e portokallit, kanellën, karafilin, vaniljen dhe vezët, të gjithë përbërësit përzieni së bashku derisa të formohet një miell i butë dhe elastik.
Merrni një enë të rrumbullakët në formën e kekut dhe lyejeni me gjalp dhe hidheni brumin. Sipër brumit shtoni bajamet e prera në feta të holla. Futeni panetonen të piqet për 25 minuta në temperaturën 180 gradë.
Ju bëftë mirë dhe Gëzuar Krishtlindjet!/Burimi: BBC Good Food