Recetë: Makarona me proshutë dhe kërpudha

Makaronat janë tepër praktike për tu përgatitur, por të shoqëruara me proshutën e tymosur “Fix”, me siguri do të kthehen në pjatën tuaj të preferuar.


Përbërësit
200 gr proshutë e tymosur
500 gr makarona
250 gr kërpudha
1 thelpi hudhër (e grirë imët)
1 tufë majdanoz (e grirë imët)
50 gr djathë kaçkavall (i grirë)
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle kripë (e trashë)

Përgatitja

Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni pak vaj ulliri, kripë të trashë dhe makaronat. Ndërkohë që makaronat ziejnë, prisni në kubikë proshutën “Fix” dhe këpurdhat. Në një tigan tjetër me vaj ulliri shtoni proshutën e prerë , hudhrat, këpurdhat dhe i shtojmë pak ujë, kripë, piper dhe majdanoz. Pasi i keni trazuar mirë shtojini makaronat dhe djathin kaçkavall. Lërini për rreth 5 minuta dhë në fund i shërbeni. Sipër i hidhni përsëri djathë kaçkavall të grirë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme