Shpeshherë ndoshta ju ka rastisur të keni pasur dëshirë të hani picë, por nuk keni pasur kohë ta gatuani.
Prandaj, Telegrafi ju sjellë më poshtë recetën një-minutëshe për të përgatitur picë të shijshme në tigan.
Përbërësit:
– Nëntë lugë gjelle miell
– Katër lugë gjelle kefir
– Dy vezë
– Sodë buke
– Gjysmë lugë gjelle uthull
– Djathë
– Çfarëdo që dëshironi në pjesën e sipërme
Përgatitja:
1. Kombinojeni kefirin me miell dhe vezë në një tas. Hidheni sodën e bukës në uthull dhe shtojani kombinimit paraprak. Përzieni mirë.
2. Brumin e deritashëm vendoseni në një tigan të fërguar me vaj.
3. Bëni gati perimet apo proshutën që e keni përgatitur për ta vënë në pjesën e sipërme të picës dhe spërkateni me djathë të grirë. Mbulojeni tiganin dhe vendoseni në furrë për 15 minuta. /Telegrafi/