Kjo recetë është një pjatë shumë e shijshme dhe mbi të gjitha mjaftë e shëndetshme, transmeton Gazeta Metro.
Përbërësit e nevojshëm:
10 speca të kuq
200 g oriz të gatuar
1 presh
1 karotë më e madhe
2 lugë gjelle Ajvar
100 ml domate të gatuara
2 domate ose patate
Krip dhe piper
4 thelpinj hudhër
vaj
Mënyra e përgatitjes:
Skuqini preshërin e grirë në vaj dhe shtoni karotat e grira. Hidhni qepën dhe gatuani për pak kohë. Nga ana tjetër orizi është i zier por jo mjaftueshëm.
Pastaj në tiganin që keni vendosur preshërin, karotat, qëpën, shtojeni edhe orizin dhe fërgoni të gjitha së bashku duke i shtuar edhe kripën, piperin dhe ajvarin. Lani specat, hiqni farat, pastaj i mbushni me masën që e keni përgatitur. Pritini domatet ose patatet në feta më të vogla dhe mbyllni specat.
Mbuloni tepsinë me letër dhe renditni specat. Hidhni domatet e gatuara sipër tyre dhe vaj dhe piqeni në 200 gradë për 50 deri në 60 minuta. Kjo pjatë preferohet të shërbehet e ngrohtë.