Reçicë e Vogël, 30 ditë paraburgim për 7 persona të kapur me drogë

Paraburgim 30-ditor u është caktuar shtatë personave të dyshimtë nga grupi i organizuar i zbuluar kriminel ndërkombëtar, të cilin policia e ka zbuluar më 30 nëntor dhe 1 dhjetor se në mënyrë të paautorizuar ka prodhuar dhe shitur “droga sintetike” në rrethinën e Tetovës, transmeton Express.

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionin, solli Urdhër për procedurë hetuese kundër dy shtetasve të Republikës së Serbisë dhe pesë shtetas të Maqedonisë, të akuzuar se kanë kryer vepër penale, prodhim të drogave narkotike, dhe substancave të tjera nga neni 215 nga Kodi Penal.

Për të gjithë shtatë të akuzuarit me propozim të prokurorit publik përgjegjës nga Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion nga ana e gjyqtarit për procedurën paraprake u është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme