Reduktim i buxhetit për transplantimin e organeve

Gazetar: Miki Trajkovski

Në vend të rritjes së buxhetit për transplantimin e organeve për vitin 2025, ai tani është reduktuar dhe është vetëm 9 milionë denarë, reagojnë nga Shoqata Zemra e Guximshme, shkruan Alsat.

Sa për krahasim, buxheti për pacientët me HIV është 90 milionë denarë, që do të thotë se raporti i parave që shteti ndanë për këto kategori është një me dhjetë.

Në një kohë kur transplantimi është mundësia e vetme për jetë për një grup të madh njerëzish, ministria duhet ta rrisë buxhetin, thonë nga shoqata.

“Është vërtet shkatërruese kur dëgjojmë se 90 milionë denarë u jepen grupeve të ndryshme për parandalimin e sëmundjeve, gjegjësisht për blerjen e prezervativëve, lubrifikantëve dhe mjeteve tjera për marrëdhënie seksuale dhe një grupi të madh pacientësh, të cilët kundër dëshirës së tyre, u gjendën në një situatë të vështirë, se kanë nevojë për organ për transplantim dhe i gjithë programi i transplantimit është financuar me 9 milionë denarë”, tha Vasko Joleski – Kryetar i Shoqatës “Zemra e Guximshme”.

Programi i transplantimit deri më tani ka funksionuar me buxhet prej 9 milionë denarë, që është plotësuar me rishikimin e buxhetit gjatë vitit sipas nevojave, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Prej atje pohojnë se në 2025 do të ketë më shumë para.

“Për vitin 2025 buxheti është rritur për 3 milionë denarë dhe arrin në 12 milionë denarë. Nëse aktivitetet e tejkalojnë shumën e përcaktuar, gjithmonë ka mundësi të rritet buxheti. Në pjesën e edukimit dhe zhvillimit të softuerit, Ministria ka siguruar fonde më të mëdha edhe përmes projekteve IPA të BE-së”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë shoqata “Zemra e Guximshme” thotë se klinikat vazhdojnë të paguajnë shuma të larta për ndërrimin e baterive, servisin e aparatit, analiza ndërsa përdorin ilaçe të vjetra dhjetë vjet. Premtimin për përjashtim nga pjesëmarrje për shërbimet shëndetësore, ku nuk përfshihen barnat, kanë marrë se kjo do të ndodhë nga 1 janari 2025.

“Mesatarisht, mirëmbajtja e plagës, fasha, me shpenzime udhëtimi dhe medikamente kushton nga 200 deri në 250 euro, në rastet më të mira, kur nuk do të kishte komplikime. Barnat që i përdorim, të cilat rekomandohen nga mjekët kushtojnë nga 5.000 deri në 10.000 denarë në muaj dhe të gjitha këto mbulohen privatisht. Deri më tani nuk jemi të përjashtuar nga pagesa e participimit. Ilaçi Ertresto nuk është vendosur ende në listën pozitive dhe ndoshta nuk do të vendoset së shpejti”, u shpreh Vasko Joleski – kryetar i Shoqatës “Zemra e Guximshme”.

Nga Zemra e Guximshme u bëjnë apel autoriteteve që të marrin parasysh kërkesat e tyre dhe në fund të lejojnë që të bëhet transplantimi i parë i zemrës të pacientit me mbështetje mekanike.

Qindra njerëz në Maqedoni janë në pritje të transplantimit të organeve. Pritet me vite. Dhe rreth dhjetë persona me mbështetje mekanike të qarkullimit të zemrës kanë vite që presin transplantim, më i riu është vetëm 29 vjeç./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme