Reforma e njëanshme zgjedhore Shqipërisë ia mbylli dyert e BE-së/ Holanda konfirmon veton

Parlamenti holandez diskutoi sot për vendimin e qeverisë së këtij vendi për të vendosur veton ndaj hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Përgjegjësi për Çështjet Europiane në Komisionin e Jashtëm të këtij parlamenti, Pieter Omtzigt njoftoi rezultatet e këtij diskutimi.

Sipas tij, një nga arsyet se përse Shqipërisë po i mbyllen dyert e BE lidhet me reformën e njëanshme zgjedhore.

“Sapo patëm një debat në parlamentin hollandez. Qeveria hollandeze, ministri Blok, deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin.

Problemet e diskutuara përfshijnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në nivelet e larta dhe reformën zgjedhore, veçanërisht pjesën e dytë të njëanshme të asaj ‘reforme’,” shkruan raportuesi për Shqipërinë, Omtzigt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme