E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VonHorn është shprehur se sa herë që ka takim me zyrtarët qeveritarë shqiptarë, u thekon atyre se Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme.
Zyrtarja e SHBA-ve, e ka bërë këtë deklaratë në ceremoninë e certifikimit të punonjësve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
“Pritshmëritë që publiku shqiptar ka për reformën në drejtësi dhe për punën tuaj dhe kolegëve tuaj janë shumë të larta”, u është drejtuar VanHorn, atyre.
“Pritshmëritë që publiku shqiptar ka për reformën në drejtësi dhe për punën tuaj dhe kolegëve tuaj janë shumë të larta. Dhe kjo ndodh për shkak se ju dhe kolegët tuaj tashmë keni prodhuar rezultate për ta. Dhe sot, 29 prej jush që po diplomohen, janë gati për ta rritur këtë ndikim. Sa herë takohem me zyrtarë të qeverisë, një nga gjërat që theksoj vazhdimisht është se reforma në drejtësi është e pakthyeshme. Dhe unë e them këtë sepse Shtetet e Bashkuara e besojnë atë dhe besojnë te ju.” tha Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn.