E shtune, 12 Nentor 2016 – Sakte.net /
Janë 13 nene të Kushtetutës që do t’i nënshtrohen amendamentimit për llogari të reformës zgjedhore, që javën e shkuar e ka iniciuar presidenti Hashim Thaçi
Procesi ka marrë rrugë, pavarësisht refuzimit të opozitës për t’u përfshirë në të.
Kreu i shtetit e ka mbajtur të premten takimin e dytë me përfaqësues të subjekteve politike.
Pjesëmarrës aty kanë qenë përfaqësuesit e partnerëve kryesorë të koalicionit qeverisës – Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike.
Kanë qenë edhe përfaqësuesit e 14 partive të tjera, 9 prej të cilave u takojnë komuniteteve pakicë./koha.net/