Refugjati nga Mali i Zi që la mbi tre milionë euro pasuri për fëmijët kosovarë

Një refugjat nga Mali i Zi që kishte migruar në Cardiff të Uellsit dhe ndër vite kishte grumbulluar pasuri të madhe, ka lënë testament që mbi tre milionë euro të shkojnë për të ndihmuar fëmijët në Kosovë, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

Pasuria prej saktësisht 2.75 milionë funtesh do t’u dërgohet fëmijëve në Kosovë tash pas vdekjes së  Veljko Aleksic që prej kohësh kishte migruar në Britani të Madhe. Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë atje.

Aleksiq kishte vdekur në vitin 2014, në moshën 91-vjeçare, por ai kishte lënë një testament të shkruar me dorë ku tregonte dëshirën e tij pas vdekjes.

Shokët, shoqatat e bamirësisë dhe kisha, por edhe një dokument nga forensika ishte dashur të bëhen bashkë për të interpretuar saktë se çfarë kishte dashur të thoshte ai në letrën e tij, pasi ishte e shkruar me shumë gabime gramatikore.

Duke bërë shaka me këtë fakt, gjyqtari Paul Matthews ka thënë se “edhe anglishtja e keqe mund të shërbejë për një qëllim të mirë”.

Aleksiq kishte lindur në Mal të Zi në vitin 1923 dhe kishte filluar të punonte në miniera qysh prejse kishte arritur në Britani, menjëherë pas luftës së dytë botërore.

Ai ishte një nga shtatë fëmijët e familjes, por vet nuk kishte pasur fëmijë.

Kur Aleksiq u bë 70-vjeçar posedonte shtëpi në Cardiff, Londër dhe Mal të Zi, gjithashtu edhe ishte aksionar në disa kompani.

Përkundër se Aleksiq ishte shtetas britanik, ai kurrë s’ishte mësuar mirë të fliste gjuhën angleze, shkruan BBC.

Shoqja e tij e ngushtë, Stanka Breben, kishte luftuar gjatë gjithë kohës që vullneti i tij të plotësohej dhe parat të shkonin aty ku ai kishte dashur.

Pas dëgjimit të dëshmive, gjykatësi Matthews vendosi që shumica e pasurisë së Aleksiq duhet t’i shkojë Kishës Ortodokse Serbe në Londër.

Ai gjithashtu vendosi që paratë duhet të shpenzohen për “njerëzit në nevojë, veçanërisht për fëmijët në Kosovë”, njofton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme