Ministria e Punëve të Brendshme informoi se për shkak të mbajtjes së paralajmëruar të protestës, sot e fillim në ora 7:00, SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në bul. “Goce Dellçev” dhe bul. “Kërste Petkov Misirkov” dhe rrugët përreth.
MPB-ja apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë.
LAMM njofton se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër korsi të thata.
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në kalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka ndalesa për hyrje dhe dalje nga shteti.