Për shkak të zhvillimit të një ngjarjeje publike, sot (20 qershor) nga ora 18:00 në Shkup do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit, njoftoi SPB Shkup.
“Ngjarja do të fillojë me një itinerar lëvizjeje nga Fontana Lotus – Parku i Qytetit, duke vazhduar nëpër bulevardin „Ilinden“, majtas në rrugën „Franklin Ruzvelt“, majtas në bulevardin „Aradhet Partizane“, djathtas në rrugën „Vasil Glavinov“, majtas vazhdon në rrugën „Dimitrie Çupovski“ dhe përfundon në parkun „Gruaja Luftëtare“ në rrugën „11 Tetori“, njoftoi MPB.
SPB Shkup u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat që do të japin nëpunësit policorë në rrugët e përfshira nga regjimi i posaçëm i komunikacionit./Alsat.mk.
The post Regjim i posaçëm i komunikacionit sot në Shkup appeared first on Alsat.



