Regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup

Për shkak të vizitës zyrtare të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviq, sot në Shkup do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit, njoftoi MPB.

“Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit”, thuhet në njoftim.
SPB Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë.

Ndërsa nga LAMM njoftojnë se sot komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme