Në Shkup do të vendoset një regjim i veçantë i trafikut për shkak të mbajtjes së Këshillit Ministror të OSBE-së, ku priten rreth 70 delegacione. Duke filluar nga ora 13:00 e ditës së sotme deri në përfundim të Këshillit të Ministrave, disa rrugë do të mbyllen herë pas here për qarkullim, si bulevardi “Ilinden” nga kryqëzimi me “Rr. Kliment Ohridski” deri te kryqëzimi me rrugën “Ljubljanska” dhe “8 Shtatori”, nga kryqëzimi me rrugën “Skupi” deri te kryqëzimi me bulevardin “Arradhat Partizane”.
Nga MPB thonë se në varësi të nevojave mund të mbyllen edhe rrugë të tjera dhe apelojnë qytetarët të kenë durim dhe të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë.