Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut i planifikuar për në prill të këtij viti do të ketë një grafë për përkatësinë kombëtare dhe fetare.
“Do të ketë një grafë për përkatësinë kombëtare dhe fetare në regjistrimin në prill. Unë pres që tani, Peshkopi Petar, për të mirën e shtetit, të thërrasë besimtarët që të mbështesin masivisht regjistrimin”, shkroi Ministri Maricic në llogarinë e tij në Twitter.
Ministri i Drejtësisë e shkruajti këtë si një reagim të Peshkopit Petar i cili tha se nëse nuk ka grafë për përkatësi fetare në listat e regjistrimit, ata do t’i bëjnë thirrje njerëzve për bojkot.