Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 4.667 teste, ndërsa janë regjistruar 1.543 raste të reja me COVID-19.
– Advertisements –
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja (1543), janë regjistruar 220 riinfektime dhe një riinfektim i dytë.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 1.961 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 26 persona të cilët kanë humbur betejën me Kovid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 272.437, numri i të shëruarve është 249.631, numri i të vdekurve është 8.470, ndërsa numri i rasteve aktive është 14.336.