Regon Haskuka, kërkon zbardhjen e rastit të heqjes së flamurit turk në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka reaguar për heqjen e flamurit turk.

Ai, ka ftuar organet e drejtësisë që të zbardhin rastin.

Postimi i plotë në Facebook

Për festën e pavarësisë, si edhe viteve të kaluara, Komuna e Prizrenit është stolisur me flamuj shtetërorë e kombëtarë. Sipas traditës, të cilën unë vetëm se e kam vazhduar, mes flamujve të vendosur ka edhe flamuj të vendeve mike, të vendeve që kanë intervenuar në vitin 1999 në çlirimin e Kosovës dhe kanë avokuar për pavarësinë e saj. Me këtë rast janë vendosur flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Turqisë dhe flamuj të Bashkimit Evropian.

Incidenti, duke e hequr njërit prej këtyre flamujve, është dashakeq dhe nuk i paraqet vlerat e Komunës sonë. Pa dashur ta amnistojë qytetarin për këtë veprim, mendoj se fajin më të madh e ka portali, i cili ditë më parë qëllimisht e ka dezinformuar opinionin me lajm të rrejshëm, duke e nxjerrë një foto prej kontekstit, ka shkaktuar përçarje dhe urrejtje në opinion.

Si pasojë e papërgjegjësisë së këtij portali, u krijua një incident me një vend mik siç është Turqia. Prandaj, ftoj organet e rendit ta hetojnë rastin si dhe t’i dënojnë portalet e tilla që shpifin dhe nxisin urrejtje. Perspektiva e Prizrenit dhe e Kosovës është në krijimin e miqësive dhe jo në përçarje. Ata që bëjnë akte të tilla Kosovën dhe shqiptarët i duan të izoluar dhe të përçarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme