Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bashkimin Evropian, Blerim Reka, gjatë një interviste dhënë “Zërit” ka thënë se për dallim nga grekët, bullgarët dhe serbët vetëm shqiptarët nuk u mohojnë asgjë Maqedonisë dhe maqedonasve. Sipas tij, sado paradoksale që duket fati i Maqedonisë varet prej shqiptarëve, shkruan sot, gazeta Zeri.
Kriza në Maqedoni është peng i gjyqësisë së ngadaltë dhe i zgjedhjeve të shpejta. Ndërkaq, koalicioni i BDI-së me VMRO-DPMNE-në dështoi jo sepse këto dy parti nuk deshën, por sepse faktori ndërkombëtar nuk deshi formim të çfarëdo qeverie. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë “Zërit” profesori i së Drejtës Evropiane, njëherësh ish-ambasador i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka.
Sipas tij, zgjidhja ideale do të ishte një qeveri kalimtare për ta mbyllur barazinë statusore të shqiptarëve dhe çështjen e emrit. Duke folur për platformën e koalicionit të partive shqiptare në Maqedoni, Reka ka thënë se ajo ishte incidentale dhe jo strategjike.
“Ajo dëshmoi për papjekurinë e partive shqiptare që vetëm pas 25 vjetësh të pajtohen për një kornizë politike kombëtare”, ka thënë Reka për “Zërin”. Sidoqoftë, ai është i bindur se e ardhmja e Maqedonisë varet nga shqiptarët, pa të cilët nuk mund të ndryshojë orientimi strategjik euroatlantik i shtetit. Ndërkohë, krejt në fund ai ka përmendur edhe nevojën për krijimin e një gjykate ndërkombëtare antikorrupsion për Ballkanin.
Pas intervenimit të ndërkombëtarëve BDI-ja nuk bëri koalicion me Gruevskin