Roboti zgjidh kubin e rubikonit për më pak se një sekond
Zgjidhja e kubit të një rubiku është një shkathtësi mbresëlënëse në vetvete, por tani një robot mund të bëjë atë në kohë rekorde për rreth 10 herë më shpejt se njeriut i cili mban rekordin botëror.
Roboti “Sub1 Reloaded” tani mund ta zgjidh rubikun për 0.637 sekonda, kështu duke bërë që secila anë e rubikonit e tregojnë një ngjyrë të vetme. Kjo thyen rekordin e mëparshëm prej 0.887 sekonda arritura nga një version i mëhershëm në të njëjtën makinë por, duke përdorur një procesor tjetër, shkruan rtv21.tv.
Kompania gjermane “Infineon”, si prodhuese e këtij roboti të shkathët do të merr pjesë në panairin “Electronica” në Mynih që do të mbahet këtë javë. Kjo kompani do ta nxjerrë në pah teknologjinë e saj më të re./21Media