Rekursi i Erion Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Gjykata e Lartë ka regjistruar zyrtarisht rekursin e kryetarit të pezulluar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të institucionit, është caktuar edhe gjyqtarja që do të udhëheqë shqyrtimin e çështjes.


Relatore e këtij procesi do të jetë gjyqtarja Albana Boksi.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej datës 10 shkurt 2025, nën akuzën për korrupsion dhe pastrim parash, në kuadër të një hetimi të zgjeruar të Prokurorisë së Posaçme.

Rekursi i paraqitur nga mbrojtja kërkon rrëzimin e masës së sigurisë, ndërsa tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Lartë në lidhje me vlefshmërinë dhe bazueshmërinë e saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme