Rrustem Mustafa-Remi, ish-komandanti i UÇK-së, që sot u kuptua se do të jetë i intervistuari i parë i Gjykatës Speciale, katër vjet më parë kishte thënë se kosovarët do të dalin faqebardhë nga kjo gjykatë.
Ish-deputeti i PDK-së, më 2014, në Interaktiv të KTV-së kishte thënë se Kosova duhet të formojë Gjykatën Speciale dhe se nuk guxon të ndalojë një gjë të tillë. Ai kërkonte atë kohë që Kosova të jetë bashkërenduese me ndërkombëtarët në këtë çështje.
“Mendoj se jemi para situatës që të hapim rrugë dhe politika e vendit të mendojë si të ecën në hapa tjerë, drejt perëndimit dhe Bashkimit Evropian. Kemi shumë punë për të bërë. S’guxojmë t’ia marrim më shumë kohën vendit me këto tema. Si detyrim e pranojmë, e t’i hapim rrugë Tribunalit sepse s’jemi në situatë që ta ndalojmë. Le të jemi bashkërendues me ndërkombëtarët e të pranojmë hetimin nga kushdo qofshin. Do të dalim faqebardhë nga Specialja dhe para këtyre spekulimeve që e rëndojnë popullin shumë gjatë”, kishte thënë ai.
© KOHA.